Fëmijët e parashkollorit kanë bërë një tjetër projekt që iu ka zgjuar kureshtjen. Projekti titullohej “Trupi i pemës”, projekt që përveç aftësive në pikturë, u mësoi fëmijëve edhe shumë gjëra të reja. Fëmijët kanë vizatuar në fletë një pemë me gjithë elementet e saj përbërëse. Tek pema emërtuan çdo pjesë, duke nisur që nga trungu, gjethet dhe rrënjët. Kështu ata  jo vetëm kaluan një ditë argëtuese, por fituan edhe shumë njohuri të reja.

Punoi: Meri Berisha

Drejtoi: Elda Rrustemi