Provimet e përgjithshme të tremujorit të parë

Provimet e përgjithshme të tremujorit të parë

Muaji dhjetor përkon me zhvillimin e testeve të përgjithshme, me anë të të cilave drejtoria e shkollës dhe mësuesit matin njohuritë e marra nga nxënësit gjatë muajve shtator-dhjetor. Prej disa vitesh këto teste zhvillohen online dhe nxënësit i marrin përgjigjet sapo përfundojnë edhe pyetjen e fundit. Gjithashtu, ato japin edhe statistika të plota për temat e përfshira në test, kapitujt dhe konceptet që testohen, përgjigjet e sakta dhe ato jo të sakta, ku të gjitha këto ofrohen në nivel nxënësi, klase, paraleli apo shkolle. Të gjithë nxënësit, përpara se të zhvillojnë testin, futen nga adresat e tyre personale në sistemin online të shkollës për të zhvilluar teste provë apo webquize përsëritëse.
U urojmë suksese nxënësve tanë në këto provime!