Risitë e shumta që kanë ardhur nëpërmjet teknologjisë, kanë sjellë zhvillime të shumta edhe në fushën e arsimit.

Ndër të tjera vlen të përmendet përdorimi i iPad-it, i cili ka nisur prej kohësh në shkollën tonë, gjë që ka mundësuar një proces mësimor më praktik dhe argëtues për nxënësit.

IPad-et përbëjnë një terren të përshtatshëm për zhvillimin e quizeve apo testimeve në lëndë të ndryshme.

Nxënësit kanë mundësinë që të zhvillojnë testet online dhe menjëherë pas përfundimit të kohës së përcaktuar nga mësuesi i lëndës, të marrin rezultatet.

Në këtë mënyrë, ata mund të kuptojnë menjëherë nivelin në të cilin janë, për t’u përmirësuar edhe më tej.

Praktikimi i quizeve në prag të GDS-ve është një mundësi mjaft e mirë për të arritur rezultatet që ata dëshirojnë.

 

[mls_gallery id=”3219″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *