Si çdo vit tjetër shkollor dhe këtë vit në shkollën tonë u zgjodh Qeveria e Nxënësve. Ajo i jep zë mendimit të masës së nxënësve për çështje që lidhen me mbarëvajtjen e shkollës, mësimin dhe edukimin e tyre. Për këtë, çdo klasë zgjodhi senatorin ose përfaqësuesin e saj, të cilët u propozuan dhe u votuan nga vetë nxënësit e klasës. Senatorët kanë një rol shumë të rëndësishëm, sepse shprehin jo vetëm mendimet e tyre, por edhe mendimet e të gjithë nxënësve që ata përfaqësojnë. Përveç përfaqësuesve të klasës, në qeverinë e nxënësve është i pranishëm dhe një nëndrejtor ose mësues koordinator, i cili mbikëqyr mbledhjet e senatit. Në këtë qeveri të gjithë nxënësit janë të barabartë, sepse ajo krijohet nga vetë ata me pjesëmarrjen e tyre të lirë dhe punojnë së bashku për të njëjtin qëllim. I inkurajojmë dhe u urojmë mjaft suksese të gjithë senatorëve në këtë mision të rëndësishëm që kanë zgjedhur.

Punoi: Suada Xholi

Udhëhoqi: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *