“Qyteti i fëmijëve”, një shfaqje muzikore bazuar në variantin e operetës “Të ndërtojmë një qytet” e vitit 1930 nga P.Hindemith, erdhi në shkollën tonë e interpretuar nga nxënësit e klasave të katërta, të pesta e të gjashta.  

Ideja e shfaqjes muzikore ishte ndërtimi i një qyteti të veçantë, një qytet vetëm me fëmijë, për t’u treguar nënave që fëmijët e tyre mund t’ia dalin edhe vetë.

Në “Qytetin e fëmijëve” vijnë fëmijë nga e gjithë bota, për të festuar e për të uruar festën e nënës dhe atë të mësuesve. E gjithë kjo bëhet e mundur përmes këngëve, kërcimeve dhe performancave nga vende të ndryshme të botës.

Mesazhi se dhurata më e bukur që mund t’u bëhet nënave e mësuesve janë vetë fëmijët, u përçua mjaft fuqishëm përmes interpretimeve të spikatura të këtyre nxënësve të talentuar.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *