Ndotja e vazhdueshme që po i bëhet tokës po shkakton një sërë pasojash negative, të cilat vihen re edhe më shumë me kalimin e viteve. Ndotja e skajshme e natyrës po çon në prishjen e ekosistemeve dhe dëmtimin e habitateve, gjë që po sjell dhe zhdukjen e shumë specieve. Është e rëndësishme të ndërgjegjësohemi se ndotja e mjedisit do të sjellë pasoja të pakthyeshme për botën. Të gjithë ne, sidomos brezi i ri, duhet të edukohemi për rëndësinë e mbrojtjes dhe mbajtjen pastër të tij, duke filluar që nga ambientet që na rethojnë. Gjithsecili nga ne mund të bëjë një ndryshim të madh.  Ricklimi është një nga mënyrat më bazike për të ndihmuar në pastrimin dhe mbarëvajtjen e tokës. Klasat e pesta dhanë kontributin e tyre në mjedis nëpërmjet riciklimit dhe u bënë një shembull i mirë për të gjithë ne. Nxënësit përdorën objekte të përditshme, si shishet plastike apo roletat e letrave higjenike. Duke vënë në punë imagjinatën e tyre, ata krijuan punime dore shumë të veçanta me përdorimin e bojërave dhe materialeve të tjera për t’i zbukuruar. Nxënësit u argëtuan atë ditë duke mësuar më shumë për mjedisin dhe rëndësinë e mbrojtjes së tij.

Punoi: Hera Hadëri

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *