Në korpusin e institucionit tonë arsimor një godinë e veçantë shfrytëzohet për aktivitetet e numërta që organizohen. Ajo është e ndarë në dy pjesë, salla e vogël  që ndodhet në bodrum dhe sipër saj është vendosur  salla e madhe. Salla e vogël ka një kapacitet prej 100 vetash. Ajo përmban gjithçka që është e nevojshme për një aktivitet, ka një skenë të pajisur me projektor, mikrofona, një dhomë regjie mbrapa skenës si dhe dy dhoma zhveshjeje për djem dhe për vajza. Në hyrje gjendet një holl i madh pritjeje.

Sallës së vogël i bashkangjitet sipër salla e madhe e koncerteve, e cila është ideuar për një numër më të madh të pranishmish, rreth 350 vetë. Edhe kjo sallë sikurse salla më e vogël është e pajisur me teknologjinë e nevojshme për kryerjen e shfaqjeve, fjalimeve, seminareve dhe shumë aktiviteteve të tjera.

Në këto dy salla zhvillohen rreth 120 programe çdo vit.