Fill pas seminarit mbi alkoolin, një tjetër seminar u zhvillua mbi duhanin nga punonjësit e policisë së shtetit, në kolegjin “Turgut Ozal”.

Ky seminar u zhvillua me nxënësit e klasave të gjashta, pasi shihen si grupmosha që bien pre më lehtë në përdorimin e këtyre substancave dhe që krijojnë vartësi, duke e patur më të vështirë shkëputjen.

Nxënësit u informuan në mënyrë të detajuar mbi pasojat që sjell përdorimi i këtyre substancave kimike, ku informacioni teorik u ilustrua me foto të ndryshme.

Duke qenë se konsiderohet si shkaktar i shumë sëmundjeve kronike dhe konsumimi i tij nis përgjithësisht në përiudhën e pragadoleshencës apo adoleshencës, është parë e domosdoshme që fëmijët të informohen gjerësisht mbi pasojat që vijnë pas përdorimit të këtyre substancave të dëmshme për shëndetin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *