Njohuritë  e mësuesit  duhen përditësuar në mënyrë të vazhdueshme, për këtë arsye  trajnimet, akreditimet, seminaret, janë tashmë një terminologji e zakonshme në fjalorin e çdo mësuesi. Në vazhdën e trajnimeve të organizuara nga Qendra e Akreditimeve ISSETI në bashkëpunim me shkollën tonë, ditën e shtunë, më datë 14 shkurt, në ambientet e Kolegjit “Turgut Ozal”, u zhvillua seminari me temë “Mësimdhënia dhe nxënia”. Prej shumë vitesh në shkollën tonë i kushtohet rëndësi zbatimit të metodave, teknikave e veprimtarive për mësimdhënien me në qendër nxënësin. Lektori Aleksandër Prenga i ftoi mësuesit në një seminar interaktiv, ku pyetje-përgjigjet, ushtrimet, puna në grupe, diskutimet, u shtrinë gjatë gjithë kohës së seminarit. Kështu, jo vetëm seminari kaloi në një atmosferë pozitive bashkëpunimi, por vetë lektori, me mënyrën e organizimit të seminarit, dha një shembull konkret të organizimit të orës së mësimit me në qendër nxënësin.

 

[mls_gallery id=”1431″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *