Tashmë në shkollën tonë të kontribuosh në bamirësi dhe të ndihmosh të tjerët është kthyer në një traditë, në një prej vlerave që na përfaqëson. Në shërbim të kësaj nisme, Klubi Shpresa përpiqet me të gjitha forcat që të arrijë të përmbushë të gjitha objektivat e planifikuara.

Edhe për këtë vit shkollor u zhvillua seminari i parë i Klubit Shpresa. Në të morën pjesë përfaqësuesit përkatës të klubit për secilin paralel dhe secilën klasë. Si fillim përfaqësuesit e këtij viti u njohën me arritjet e deritanishme të klubit, të cilat ishin paraqitur në një video- montazh. Më pas, nxënësit u njohën me objektivat e synuara për këtë vit, ndër të cilat përmenden ndihmat e planifikuara në 2 shkolla dhe kopshte publike, në Spitalin Pediatrik,  në Shoqatën e Jetimëve, në Shoqatën e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara dhe disa aktivitete të planifikuara për “Fundjavë ndryshe”.

Panairi Ushqimor është nga aktivitetet kryesore të këtij klubi. Nxënësit përgatitin ushqime të ndryshme të cilat i vënë në shitje dhe paratë e mbledhura shkojnë për aktivitetet e caktuara të bamirësisë. Në seminar anëtarëve të klubit iu prezantuan datat e panairit të këtij viti, të cilat janë si më poshtë:

Klasat e 7-ta                    11/10

Klasat e 8-ta                   12/10

Klasat e 9-ta                   13/10

Klasat e 6-ta                   17/10

Klasat e 5-ta                   18/10

Klasat e 4-ta                   24/10

Klasat e 3-ta                   25/10

Klasat e 2-ta                   26/10

Klasat e para                  27/10

Parashkollori  & Kopshti   31/10

Mësuesit                          01/11

I urojmë Klubit Shpresa shumë suksese në realizimin e synimeve të tij dhe dhuroftë sa më shumë momente të lumtura kudo ku shkon me bamirësinë e tij!

 

Punoi:Vivien Shkodra

Udhëhoqi:Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *