Të kontribuosh në bamirësi dhe të ndihmosh të tjerët, është kthyer tashmë në një traditë në shkollën tonë, është një prej vlerave që na përfaqëson. Në shërbim të kësaj nisme, Klubi Shpresa është ndër klubet e para që fillon aktivitetin e tij.

Edhe për këtë vit shkollor u zhvillua seminari i parë i Klubit Shpresa. Në të morën pjesë përfaqësuesit përkatës të klubit për secilin paralel dhe secilën klasë. Si fillim përfaqësuesit e këtij viti u njohën me arritjet e deritanishme të klubit, të cilat u paraqitën në një video-montazh. Më pas, nxënësit u njohën me objektivat e synuara për këtë vit, ndër të cilat përmenden ndihmat e planifikuara në 2 shkolla dhe kopshte publike, në Spitalin Pediatrik,  në Shoqatën e Jetimëve, në Shoqatën e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara dhe disa aktivitete të planifikuara për “Fundjavë ndryshe”.

Panairi Ushqimor është një nga aktivitetet kryesore të këtij klubi. Panairet do të zhvillohen përgjatë muajit tetor dhe në to do të marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollës sonë sipas paraleleve. Urojmë që edhe këtë vit të kemi sa më shumë aktivitete bamirësie te realizuara dhe të bëjmë të lumtur sa më shumë fëmijë!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *