Shkolla jonë nuk është vetëm një institucion arsimor-mësimdhënës, por edhe një institucion në të cilin fëmijëve u krijohen mjaft mundësi argëtimi, ku pjesë e aktiviteteve të larmishme  janë edhe shëtitjet e shumta brenda dhe jashtë vendit. Shëtitja e radhës ishte ajo e nxënëseve të klasave të shtata në Malin e Zi. Ndalesat kryesore gjatë këtij udhëtimi ishin Kolashina dhe qyteti i Budvës, kurse akomodimi  u bë në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë. Dita e parë e shëtitjes, përfshinte Kolashinën,  ku nxënëset u argëtuan përmes  slitave dhe skive, kurse në mbrëmje argëtimi ia linte vendin çlodhjes në mjediset komode të hotelit. Dita e kthimit për në Shqipëri përfshinte ndalesën në Budva, në të cilën, vende të tilla të këtij qyteti, si: “Porti i jahteve” apo “Qyteti i vjetër” lanë përshtypje mjaft të mëdha te vizitoret e shkollës sonë. Në dalje të qyetit, panorama që të ofronte “Shën Stefani” ishte finalizimi i këtij udhëtimi mbresëlënës. Gjatë kthimit për në Shqipëri, përshtypjet dhe kujtimet e ëmbla i shoqëruan gjatë gjithë rrugës nxënëset tona.

Përgatiti: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *