Ekskursionet dimërore u përmbyllën me shëtitjen e vajzave të klasave të nënta, së bashku me disa mësues të stafit mësimor, në Mal të Zi. Ky udhëtim kishte për qëllim shëtitjen nëpër vende të ndryshme turistike, argëtimin dhe çlodhjen e nxënëseve. Pas drekës së shijuar në qytetin e Shkodrës, ku vajzat ndaluan për të bërë disa foto buzë lumit Buna, ndalesa tjetër ishte në ujëvarën Niagara në Podgoricë. Disa nga vendet që u vizituan gjatë udhëtimit ishin: Ujëvara e Niagarës (Podgoricë), Kolashina, ku shijuan aktivitete sportive dimërore dhe Budva. Fotot dhe emocionet, të qeshurat e muzika, ishin shoqëruese të pandashme të këtij udhëtimi.

Punoi: Enisa Dalipi

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *