Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

Shëtitje në Bosnje

Date: November 26, 2015 Author: Zenel Vogli Categories: Lajme, Lajme kryesore, Uncategorized

Nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta kanë kaluar 3 ditë ndryshe dhe që do i mbajnë mend gjatë. Shëtitja në Bosnjë ishte një çlodhje pas tetë javëve të para të shkollës.

Nisja u bë më 20 nëntor dhe kthimi më 22. Nxënësit padyshim kanë kaluar momente të gëzueshme e njëkohesisht kanë shijuar mundësite e turizmit që ofron Bosnja. Gjithashtu janë njohur me pjesëza të historisë të mbetura në muret e shtëpive si kujtesë kolektive e banorëve të atjeshëm.

Disa prej stacioneve turistike përfshijnë Urën e Mostarit, e ndërtuar nën urdhrat e Sulltan Sulejmanit të Madh, Pazarin e  famshëm Bashçarshija, Parkun “Vrelo Bosne” dhe Qendrën tregtare ALTA .

 

Play Our Song