Jemi pothuajse në prag të verës dhe ditët  me diell, bashkë me energjinë dhe pozitivitetin që të japin, tashmë kanë mbërritur në shpirtin e gjithsecilit prej nesh. E ku mirë se në bregdet mund të shijosh qetësinë shpirtërore që të fal afërsia me natyrën! Me zhurmën e ëmbël të dallgëve ai u fali emocione të veçanta nxënësve të klasave të dyta, që nën shoqërinë e mësueseve të tyre shëtitën, luajtën e bënë fotografi buzë detit magjepsës të Adriatikut. Pikë tjetër turistike e vizituar ishte Muzeu Arkeologjik, një dritare  për të kuptuar më mirë të shkuarën me sytë e së sotmes. Në fund të ekskursionit fëmijët morën kënaqësinë e të shijuarit të një akulloreje, simboli i stinës që ata e presin me padurim…

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *