Në datën 3 dhe 4 nëntor u zhvillua në Llogara një ekskursion me vajzat e paralelit të klasave të nënta. Nisja u bë nga ambientet e shkollës me një autobus mjaft komod. Të qeshurat, këndimi dhe kërcimi nuk u nda gjatë gjithë rrugës. Pasi arritën, vajzat u akomoduan nëpër dhoma dhe më pas shkuan të gjitha për të ngrënë darkë. Dhe këtu kënga dhe vallet popullore i shoqëruan vajzat gazmore gjatë gjithë darkës. Më vonë vajzat shkuan në dhomat e tyre për të pushuar, pasi dita tjetër do të ishte akoma edhe më  frymëzuese.

Në mëngjes vajzat ishin plot me energji të reja dhe gati për të nisur ditën. Hëngrën mëngjes dhe kaluan pjesën tjetër të kohës në oborrin e  kompleksit duke thithur ajrin e pastër dhe duke shijuar ambientet e tij. Më vonë të gjithë u bashkuan për të bërë hiking në malin e Llogarasë. Të gjitha u mrekulluan, kur panë peizazhin që të ofronte maja e malit dhe shkrepën foto të shumta. Por as ngjtja e lodhshme e malit, nuk ua uli entuziazmin vajzave. Dhe më të qeshura, të gjitha u nisën për në qytetin bregdetar të Vlorës për të shijuar drekën dhe pamjen e mrekullueshme të bregut të detit.

Punoi: Enisa Dalipi

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *