Shkolla dimërore në një prej kryeqyteteve më sharmante evropiane, në Londër, përfundoi aktivitetet e saj mjaft interesante e të larmishme. Nxënësit pjesëmarrës u kthyen në shtëpi pas një udhëtimi që zgjati 8 ditë. Shëtitjet atje u organizuan në disa prej pikave turistike më të njohura.

Fillimisht nxënësit vizituan Parkun Kombëtar dhe u argëtuan në Qytetin Kidzania, një ambient dedikuar totalisht fëmijëve. Më pas radhën e kishte shëtitja njëditore, që u dha mundësinë të shihnin nga afër Pallatin Mbretëror ose Buckingham Palace, Hyde Park, Westminster, Trafalgar Square, Kullën e lartë të Big Ben, Syrin e Londrës, lundruan me varkë në lumin Thames, i cili ofron pamje nga i gjithë qyteti dhe vizituan Akuariumin mahnitës të Londrës.

Në ditët në vijim u vizituan qyteti i Oksfordit dhe Universiteti i tij, Muzeu Historik Natyral dhe Muzeu i Shkencës, Stadiumi i Arsenalit, Toka e Çudirave Dimërore, Muzeu prej Dylli i Madam Tussauds, ku mund të gjesh skulptura prej dylli të njerëzve më të famshëm, Kinemaja “Imax” dhe setet ku janë realizuar xhirimet e filmave hit për fëmijë, “Harry Potter” dhe “Liza në Botën e Çudirave”. Dhe së fundi, fëmijët bënë shopping në Qendrën Tregtare Westfield.

Ndërthurur me shëtitjet, ditë pas dite, u zhvilluan edhe disa orë mësimi në anglisht, të cilat i thelluan edhe më tepër dijet që këta nxënës  kanë marrë në shkollë.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *