Udhëtimi i radhës i nxënësve tanë ishte drejt Anglisë. Megjithëse dimër, koha ishte e mirë dhe kështu me diell i mirëpriti dhe qyteti i bukur i Londrës. Pas akomodimit në hotel mezi po prisnin aventurat që ky udhëtim u kish rezervuar. Ashtu siç ishte programuar, u nisën që në mëngjes drejt Winter Wonderland Park. Kaluan 3 orë të mrekullueshme duke provuar edhe lodrat më të vështira dhe pas drekës përshkruan Hyde Park, parkun e madh që rrethon Buckingham Palace. Pallati i mbretëreshës Elizabetë u shfaq para tyre me madhështinë e tij sa historike, aq edhe arkitekturore. Në kthim s’mund të ishin indiferentë ndaj kafshëve të ndryshme të parkut, ndaj dhe gjatë gjithë kohës bënë fotografi të panumërta. Të nesërmen hipën tek London Eye dhe vazhduan udhëtimin me anije përgjatë Thames River Cruise. Pas një dreke të këndshme vazhduan argëtimet  në Sea Life Aquarium dhe Shrek’s Adventure, ku kënaqësia e fëmijëve ishte e pafund. Ditën tjetër nxënësit vijuan me mësimet e anglishtes, me vizitën tek Arsenal Stadium dhe turi i radhës vazhdoi drejt Oxford City. Në ditët në vazhdim, me ndihmën e një guide vizituan Qytetin e Vjetër, si dhe Natural History Museum, Science Museum, Madame Tussauds Wax Museum, më pas vendet e xhirimit të filmave “Harry Poter” e “Lord of Rings”  dhe rrugëtimi u përmbyll me magjinë e kinemasë, ku shijuan filmin “Bumblebee”.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *