“Ne, e bëjmë botën në të cilën jetojmë dhe e formojmë mjedisin tonë.” (O.S.Marden)

Nismës “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, e cila nisi më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 24 maj të 2018, iu bashkua dhe shkolla jonë. Për këtë qëllim, në Kolegjin “Turgut Ozal”, ditën e hapjes u organizuan aktivitete të ndryshme si: realizimi i një filmi të shkurtër në të cilin përcillej rëndësia që ka mjedisi në jetën tonë, përgatitja e këndeve të posaçme me piktura, foto, postera me temë mbrojtjen e mjedisit, në çdo klasë. Po ashtu, në kuadër të kësaj nisme në shkollën tonë u zhvillua një seminar i mbajtur nga Administratori i Eco Tirana, z.Diego Testi, me temë “Të mbajmë pastër mjedisin”, ku morën pjesë nxënës të ciklit fillor. Gjatë seminarit fëmijëve iu drejtuan disa pyetje, të cilave ata që iu përgjigjën saktë, morën dhurata të ndryshme. Synimi i veprimtarive të tilla në shkollën tonë është edukimi i brezave të rinj me ndjenjën e mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit duke përcjellë mesazhin se, të gjithë ne mund të bëjmë diçka për të përmirësuar mjedisin. “Gjëra të vogla mund të çojnë në përmirësime të problemeve të mëdha  mjedisore.” E kush më mirë sesa fëmijët mund ta përcjellin këtë mesazh te të gjithë ne.

Punoi: Era Metaj

Udhëhoqi: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *