Të gjitha aktivitetet që zhvillohen në shkollën tonë pasqyrohen si në shtypin e shkruar (buletini i shkollës) ashtu edhe në faqet online (tirana.turgutozal.edu.al dhe facebook –Turgut Ozal Colleges official). Për të prezantuar gjithë këtë punë në një mënyrë sa më serioze merren një grup nxënësish-gazetarë të shkollës, mësuesit e tyre mentorë, anëtarë të Klubit të Medias si dhe fotografi i shkollës. Për muajt shtator-janar janë hedhur në faqen online të shkollës rreth 5000 fotografi, mbi 80 shkrime dhe shumë video që paraqesin momente nga veprimtari të ndryshme shkollore dhe aktivitete jashtëshkollore. Pas një kërkimi të kryer në faqen e shkollës, u vu re se shkrimi më i lexuar ishte ai i datës 30 tetor 2015 me titull “Shkolla Turgut Özal shembull për t’u ndjekur – Nora Malaj” shkruar nga nxënësja Alba Goskova. Pikërisht ky shkrim ka arritur në 49 400 përdorues të facebook-ut dhe ka marrë 3969 pëlqime.

Kurse fotoja më e pëlqyer ishte ajo e ditës së parë të shkollës, realizuar nga fotografi ynë, Lulëzim Marra. Kjo foto, edhe pse shumë e thjeshtë, ka marrë 465 pëlqime dhe 5300 klikime. Nga kjo kuptohet me sa dëshirë e prisnin nxënësit fillimin e këtij viti shkollor.

I urojmë suksese gazetarëve të shkollës për muajt në vazhdim!

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *