Të shprehësh emocionet është e vështirë për të gjithë, por jo për fëmijët e grupit “Yjet”. Në tabelën e klasës ata kanë ngjitur një pemë prej kartoni, e kanë mbushur plot me fytyra të qeshura, të mërzitura, të habitura apo të zemëruara dhe e kanë quajtur “Pema e emocioneve”. Më pas gjatë orës, duke folur me shokët e grupit dhe edukatoren fëmijët zbuluan disa sekrete të vogla rreth reagimeve që kanë me të tjerët kur ndiejnë  gëzim, frikë, ndrojtje etj. Kështu ata kuptuan se kur ndjenjat i ndajnë me të tjerët trishtimi dhe pakënaqësitë përgjysmohen, ndërsa lumturia shumëfishohet.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *