NJË KLUB QË SHPËRNDAN DASHURI E JEP SHPRESË, SEPSE SHPRESË E KA EMRIN…

Jemi tashmë në atë periudhë të vitit shkollor, kur kanë filluar vrullshëm aktivitetet lëndore dhe ato të klubeve të ndryshme në shkollë.

Ka rifilluar aktivitetet e tij për këtë vit dhe Klubi SHPRESA, një nga klubet më aktive dhe më të dashura për nxënësit, i cili jo vetëm nxjerr në pah ndjeshmërinë dhe humanizmin për njerëzit që vuajnë e janë në nevojë, por forcon tek ata dhe ndjenjën e përgjegjshmërisë për të ndihmuar në krijimin e një bote më të mirë e humane…

Panairi i Ushqimeve është aktiviteti tradicional i përvitshëm i këtij Klubi, i cili për këtë vit do të zhvillohet në datat si më poshtë:

 

DATAT E PANAIRIT USHQIMOR PËR VITIN SHKOLLOR 2015 – 2016

21 TETOR                  E MËRKURË            KLASAT E SHTATA            (7)

22 TETOR                  E ENJTE                   KLASAT E TETA                  (8)

23 TETOR                  E PREMTE               KLASAT E NËNTA              (9)

27 TETOR                  E MARTË                  KLASAT E GJASHTA          (6)

28 TETOR                  E MËRKURË           KLASAT E PESTA                 (5)

29 TETOR                  E ENJTE                   KLASAT E KATËRTA          (4)

30 TETOR                  E PREMTE               KLASAT E TRETA                (3)

3 NËNTOR                 E MARTË                 KLASAT E DYTA                  (2) + PARASHKOLLORI

4 NËNTOR                 E MËRKURË           KLASAT E PARA                  (1) + KOPSHTI

5 NËNTOR                 E ENJTE                   MËSUESIT

 

Të ardhurat që do të grumbullohen përgjatë këtij panairi do të shpërndahen nga vetë nxënësit e Klubit SHPRESA, në aktivitete që synojnë të ndihmojnë disa kategori të njerëzve në nevojë.

 

Këto kategori për këtë vit do të jenë:

  1. NDIHMA PËR FËMIJËT E SHTËPISË SË FËMIJËVE (KONVIKTI).
  2. NDIHMA PËR FËMIJËT QË VUAJNË NGA AUTIZMI (KONVIKTI).
  3. DHURATA PËR NXËNËSIT E NJË SHKOLLE 9-VJEÇARE NË TIRANË.
  4. VIZITË FËMIJËVE TË SËMURË ME KANCER, NË SPITAL.
  5. NDIHMA PËR FËMIJËT E MARTIRËVE TË POLICISË SË SHTETIT.

 

I urojmë organizatorëve të Panairit një vijueshmëri sa më të mbarë, të sjellin sa më shumë buzëqeshje aty ku ajo mungon dhe përgëzojmë nxënësit e shkollës “Turgut Özal”, prindërit e tyre dhe stafin organizues, për realizimin e këtij misioni dhe qëllimi human dhe vazhdimin gjithmonë e më fuqishëm të kësaj tradite kaq të ndjerë e të bukur…

 

[mls_gallery id=”2586″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *