Shumë suksese në vitin e ri shkollor 2018-2019

Shumë suksese në vitin e ri shkollor 2018-2019

Shtatori nuk vjen vetëm me vjeshtën e begatë, por dhe me një ditë shumë të rëndësishme, siç është dita e parë e shkollës. Mes buzëqeshjeve, gëzimit, përqafimeve e buqetave me lule erdhi ky fillimviti shkollor edhe në kolegjin “Turgut Ozal”. Oborret, korridoret, klasat dhe ambientet e ndryshme të shkollës u gjallëruan nga zërat e fëmijëve, të cilët përshëndeteshin plot mall me njëri-tjetrin dhe mësuesit. Në këtë vit të ri shkollor në bankat e shkollës “Turgut Ozal” janë ulur rreth 1642 nxënës, nga klasa e 1-rë deri në klasën e 9-të. Janë këta nxënës që na bëjnë gjithmonë krenarë me rezultatet dhe arritjet e tyre. U urojmë shumë suksese dhe rezultate sa më të larta nxënësve tanë gjatë këtij viti shkollor!

Përgatiti: Imelda Prençe