Në kuadër të bashkëpunimit shkollë-prind-nxënës, klasa e 3A zhvilloi një orë mësimi që kishte si qëllim ruajtjen dhe kujdesin ndaj dhëmbëve. Duke marrë shkas nga tema mësimore e lëndës së leximit “Vendimi i Elonës”, në klasë u ftua prindi i nxënësit Deon Xholi, me profesion stomatolog, për t’u folur fëmijëve rreth shëndetit të dhëmbëve. Nxënësve iu theksua kujdesi që duhet të tregojnë për dhëmbët e tyre dhe roli i aparatit të dhëmbëve, kur ai është i nevojshëm për t’u përdorur. Gjithashtu pjesë e vlefshme ishte dhe kontrolli i dhëmbëve prej dentistit, për të gjithë nxënësit. Në fund të orës, fëmijët morën si dhuratë nga një furçë dhëmbësh dhe premtuan që këto këshilla të vlefshme do t’i zbatonin gjithmonë.

Përgatiti: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *