Dita e parë e shkollës erdhi plot energji dhe entuziazëm, ashtu si nxënësit tanë dinë të jenë, në ambientet e kolegjit “Turgut Özal”.

Në këtë vit të ri shkollor në bankat e shkollës “Turgut Özal” janë ulur rreth 1622 nxënës, nga klasa e 1-rë deri në klasën e 9-të.

Oborret, korridoret, klasat dhe ambientet e ndryshme të shkollës u gjallëruan nga zërat e nxënësve, të cilët përshëndeteshin plot mall me njëri-tjetrin dhe mësuesit, mes  buzëqeshjeve, përqafimeve, buqetave me lule dhe dëshirës për arritje e rezultate sa më të larta në mësime.

Janë këta nxënës që na bëjnë gjithmonë krenarë me rezultatet dhe arritjet e tyre, kudo ku ata na përfaqësojnë.

U urojmë shumë suksese dhe rezultate sa më të larta nxënësve tanë gjatë këtij viti shkollor!

 

Përgatiti: Imelda Prençe