Takimi me prindër

Takimi me prindër

Bashkëpunimi prind-mësues është kyç për ecurinë dhe mbarëvajtjen në mësime të nxënësve. Për këtë arsye, ditën e shtunë, më datë 23 janar, u zhvillua takimi me prindër për klasat e katërta, të pesta dhe të gjashta të shkollës sonë. Prindërit u njohën me vlerësimet  që kanë marrë fëmijët e tyre në testime, detyra e projekte për gjithë periudhën kohore të zhvilluar deri tani gjatë këtij viti akademik, si dhe u konsultuan me mësuesit për anën sociale, prirjet dhe zhvillimin e aftësive të ndryshme të fëmijëve të tyre, lidhur kjo me lëndë të ndryshme shkollore.

Falenderojmë mësuesit për punën e bërë gjatë këtyre muajve dhe prindërit për mbështetjen.

 

[mls_gallery id=”3666″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]