“E vizitova me kureshtje dhe kënaqësi institucionin arsimor, edukativ e kulturor ‘Turgut Ozal’ dhe për herë të parë e pashë veten në një muzeum të tillë monumental në të mirë të të rejave dhe të të rinjve të vendit tim….”, kështu u shpreh profesor Edmond Tupja, gjatë një takimi të zhvilluar me nxënësit e shkollës sonë dhe pasi vizitoi ambientet e shkollës sonë .

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e shkollës dhe Katedra e gjuhës shqipe në bashkëpunim me E Drejta e Autorit – Ministria e Kulturës, në kuadër të veprimtarisë “Takohemi për një libër”.  

Bashkëbisedimi u fokusua në dy vepra kryesore “Dhimbja që premton dashuri” dhe “Mos ik o ma”. U bënë shumë pyetje nga nxënësit rreth këtyre dy veprave, por u fol dhe për çështje të së drejtës së autorit. Ishte kjo një bisedë mjaft e lirshme për librin, artin e të shkruarit, frymëzimin dhe jetën. Nxënësit shfaqën interes sidomos për realitetin që përshkruhet në veprën “Dhimbja që premton dashuri” për vetë ngjarjet e përmbajtjen e kësaj vepre. Nxënësit bënë foto dhe u firmosën librat nga autori.  

Punoi: Imelda Prençe

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *