Jep Ndihmë, Jep Shpresë!

Aktiviteti i radhës i organizuar nga Klubi Shpresa u bë në bashkëpunim me Food Bank Albania, gjatë të cilit u përgatitën paketa ushqimore për familjet në nevojë. Nga kjo nismë  u  mblodhën ndihma dhe ushqime bazë, të cilat do t’u shpërndahen familjeve në nevojë dhe mensave sociale. Janë mbledhur afërsisht 1.6 ton ushqime. Të gjitha ushqimet kanë shkuar në Food Bank dhe shpërndarja e tyre  bëhet po nga Food Bank.

Falenderojmë nxënësit e shkollës sonë dhe prindërit e tyre që edhe njëherë treguan bujarinë e tyre dhe u solidarizuan me këtë nismë kaq humane!

Punoi: Enisa Dalipi

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *