Ҫdo vit në muajin tetor nxënësit e klasave të dyta bëjnë testin e leximit bukur e pa gabime. Ky test ka si qëllim që të shihet ecuria e leximt te nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e parë dhe ka hyrë në klasën e dytë. Nxënësit i jepet një tekst jashtëshkollor dhe për një minutë ai e lexon. Në fund të leximit numërohet numri i fjalëve që nxënësi lexon brenda një minute, përcaktohet sa pastër e rrjedhshëm lexon, shihet intonacioni, sa i respekton shenjat e pikësimit dhe bëhet një koment i përgjithshëm. Nxënësit që nuk arrijnë nivelin e të lexuarit, udhëzohen se si mund ta përmirësojnë leximin e tyre në shtëpi dhe në orën e leximit në klasë.

Punoi: Meri Berisha

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *