Nismës “Solidariteti i dhjetorit”, ndërmarrë nga Administrata Komunale e Tiranës, i është bashkuar dhe shkolla jonë. Kjo nismë ka si synim përhapjen e kulturës mjedisore mes gjeneratave të reja dhe promovimin e rëndësisë së  mirëmbajtjes së mjedisit. Ishte kompania “Eco Tirana” dhe përfaqësuesit e saj, që kontaktuan me drejtuesit e shkollës sonë, për organizimin e një takimi informativ me disa klasa të ciklit fillor. Kjo kompani gëzon të drejtën e trajtimit të çështjeve mjedisore dhe riciklimit të mbeturinave. Aktualisht, nxënësit tanë i janë bashkuar kësaj iniciative.

Punoi: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *