Të ushqyerit

  • Turgut Ozal Social Media

Të ushqyerit

Të ushqyerit është një proces sa i rëndësishëm, aq edhe delikat. Nëpërmjet tij merren dhe përdoren nga organizmi elementet kryesore, si një nevojë bazë fiziologjike dhe një kusht i domosdoshëm për një jetë të shëndetshme. Trupi i njeriut ka nevojë për elementet kryesore të ushqimit, të cilat ndahen në shtatë klasa që janë: karbohidratet, proteinat, yndyrat, vitaminat, mineralet, uji dhe fibrat. Për secilën klasë po paraqesim më poshtë burimet, ku mund të marrim përfitime të shumta shëndetësore.

 

Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri kryesisht te perimet dhe drithërat konsumi i të cilave na siguron edhe një ushqyerje me përmbajtje të ulët dhjamore. Karbohidratet e marë në këtë mënyrë janë të shëndetshme por ka edhe karbohidrate jo të shëndetshme që vijnë nga të gjitha produktet që përmbajnë sheqer, si ç’janë ëmbëlsirat, çokollata, akullorja dhe pijet freskuese me gaz. Së bashku me sheqerin, nga të gjitha këto, ne marrim gjithashtu edhe shumë lëndë ngjyruese, për të cilat nuk kemi nevojë.

 

Yndyrat i gjejmë tek vaji i ullirit, djathi i skremuar, gjalpi, lajthia dhe arra. Ato duhet të përdoren në një sasi të caktuar, pasi përdorimi i yndyrës me sasi të tepruar favorizon mbipeshën, të cilës i kemi kushtuar vëmendje në një artikull vijues.

Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat shtazore, vezët, peshqit, arrat kanë yndyra të tretshme. Kur yndyra grumbullohet në muret e enëve të gjakut, ajo rrit rrezikun për bllokimin e tyre. Për këtë arsye, duhet të kemi kujdes në konsumimin e suxhukut, llojeve të djathërave të pasura me yndyrë, ushqimeve të skuqura, salcave dhe ëmbëlsirave.

 

Proteinat i gjejmë tek mishi, qumështi, peshku, vezët, arrat, bajamet dhe bishtajat. Ato janë lëndë ushqyese shumë të rëndësishme, sepse përdoren pjesërisht për të krijuar energji e pjesërisht për të ndërtuar gjithë organizmin. Proteinat mund të jenë me prejardhje bimore ose shtazore. Proteinat shtazore gjenden në vezë, qumësht, djathë, mish dhe peshk. Proteinat bimore gjenden në bizele, fasule, oriz, miell dhe drithëra. Proteinat marrin pjesë në mirëmbajtjen e indeve të lëkurës, prandaj është e rëndësishme që ato të përfshihen në të gjitha racionet tona ditore.

 

Vitaminat i gjejmë tek perimet, frutat, drithërat dhe qumështi. Ato janë substanca organike të cilat gjenden te bimët, shtazët e mikroorganizmat dhe janë të rëndësishme për shumë funksione metabolike. Disa vitamina, si A, D, E, K, mund të magazinohen në trup, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen arrë rregullisht. Mungesa e tyre mund të shkaktojë probleme serioze shëndetsore. Mungesa e vitaminës A shkakton shkurtpamësi dhe verbim gjatë natës, ndaj duhet të hamë majdanoz të freskët, i cili është i pasur me të si dhe me kalcium që nevojitet për elasticitetin e muskulaturës së syve.

 

Ujin e gjejmë tek lëngjet, frutat, perimet dhe shumica e ushqimeve. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës  he njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm sepse tret shumë lloje substancash. Uji dhe lëngjet pa sheqer e shuajnë etjen më së miri. Në ditë të pihen 1–2 litër lëngje në formë të pasheqerosur. Pijet me përmbajtje kafeine (kafja, çaj i zi apo i gjelbër) të shijohen me masë.

 

Mineralet i gjejmë tek perimet, frutat, mishi dhe qumështi. Ato janë lëndë me rëndësi jetësore për njeriun. Mineralet ne i marrim nga ushqimi që hamë, sepse ato nuk krijohen në trupin tonë.

 

Fibrat i gjejmë tek frutat, perimet dhe drithërat. Ato përmbajnë vlera ushqyese por mbi të gjitha sigurojnë tretje të mirë. Një burim i mirë i fibrave natyrore është edhe kungulli.

 

Play Our Song