Institucioni ynë synon të përgatisë individë me vizion ndërkombëtar . Ne ndjekim nga afër ndryshimet globale dhe për të përgatitur nxënës me standarde ndërkombëtare, kemi krijuar vizionin tonë ndërkombëtar. Në përputhje me këtë vizion, ofrojmë arsimim të klasit botëror. Praktikimi i teknologjive arsimore të përdorura gjerësisht në Europë e SHBA, mundëson një mësimdhënie të denjë për t’u vlerësuar jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Suksesi i këtyre metodave vërtetohet nga arritjet e nxënësve tanë në projekte, olimpiada dhe konkurse të ndryshme ndërkombëtare. Në përfundim të ciklit të mesëm, nxënësit tanë e ndjejnë veten lehtësisht të integruar në universitete të suksesshme kudo nëpër botë.