Kushtet e për...

  • Turgut Ozal Social Media

Kushtet e përdorimit

Faqja e internetit tirana.turgutozal.edu.al është organ zyrtar dhe ligjor i kolegjit “Turgut Özal” zyrat e të cilit gjenden në: rruga Bernardin Palja, Ndërtesa 15, Hyrja 1 Njësia Bashkiake Nr.6 Tirana – Shqipëri

Përdorimi kësaj faqeje i nënshtrohet kushteve të mëposhtme të përdorimit. Përdoruesit që nuk i pranojnë këto kushte nuk janë të autorizuar të vazhdojnë të përdorin këtë faqe interneti.

Ne mund t’i ndryshojmë këto kushte në çdo moment dhe çdo ndryshim hyn në fuqi menjëherë sapo të shfaqet në këtë faqe interneti.

Nëse keni paqartësi apo pyetje në lidhje me këto kushte përdorimi kontaktoni me email në adresën info@turgutozal.edu.al ose mund të na vizitoni në adresën e sipërshënuar.

Të drejtat e pronësisë

Çdo material në këtë faqe interneti si dhe infrastruktura teknike e kësaj faqeje janë pronë ligjore dhe e liçensuar e jona.

Aksesi dhe përdorimi i kësaj faqeje

Kur aksesoni këtë faqe interneti ju bini dakord që:

  • nuk do e përdorni këtë faqe interneti në mënyrë të tillë që pengon, ndërhyn apo kushtëzon përdorimin e saj nga ana e të tjerëve;
  • nuk do të ngarkoni, shfaqni ose transmetoni asnjë material nëpërmjet kësaj faqeje i cili të jetë fals, ofendues, shpifës, kërcënues, i turpshëm, i paligjshëm apo që shkel të drejtat e personave të tjerë kudoqofshin në botë;
  • nuk do të kopjoni, përdorni apo ndryshoni asnjë pjesë përbërëse që lidhet me anën inxhinierike të programit mbi të cilin është ndërtuar kjo faqe interneti apo të dërgoni nëpërmjet saj informacione që përmbajnë materiale dëmtuese (virus, worm, trojan horse ose të tjerë si këta);
  • nuk do të ndryshoni, tjetërsoni, fshini, ndërhyni apo keqpërdorni të dhënat që gjenden në këtë faqe interneti qofshin këto pronë e institucionit apo ndonjë pale tjetër që ka të drejtë përdorimi në të.

Materialet e gjendura në këtë faqe interneti mund të shkarkohen, shikohen dhe të printohen për përdorim personal ose për qarkullim të brendshëm në organizatën tuaj me kusht që të mos hiqen shenjat e bashkëgjenduara në to që cilësojnë pronësinë e këtyre materıialeve. Në rast të kundërt materialet nuk mund të përdoren pa lejen tonë veçanërisht për qëllime komerciale.

Polica e privatësisë

Nëse na jepni të dhëna personale nëpërmjet kësaj faqeje atëherë ju pranoni se jeni dakord që ne t’i përdorim këto të dhëna në përputhje me Policën e privatësisë sonë.

Përjashtime dhe kushtëzime të detyrimeve ligjore

Kjo faqe interneti u krijua me qëllim që të japë informacion rreth kolegjit “Turgut Özal”, produkteve të tij dhe shërbimeve që ofron.

Duke konsideruar natyrën e internetit ne nuk mund t’ju sigurojmë që kjo faqe apo faqet me të cilat ka linqe do të jenë gjithnjë në dispozicion të përdoruesve. Ju duhet të siguroheni që keni mbrojtjen e nevojshme nga viruset ndërkohë që përdorni internetin.

Edhe pse në gjendemi vazhdimisht në përpjekje që materiali i publikuar të jetë koherent dhe i saktë në kohën e publikimit, nuk mund t’ju garantojmë se materiali do të jetë gjithnjë i saktë, duke qenë se mund të ndryshojë në çdo kohë pa njoftim.

Nëse merrni për bazë materialin e publikuar në të për veprimet tuaja, këtë e bëni duke i marrë pasojat mbi veten tuaj. Ne e përjashtojmë veten tonë nga çdo përgjegjësi ligjore, deri sa lejon ligji, që mund të lindë si rrjedhojë e mosqenies në dispozicion i kësaj faqeje interneti apo të materialeve që janë publikuar në të. Gjithashtu e përjashtojmë veten nga çdo përgjegjësi ligjore që mund të vijë nga përdorimi apo mbështetja nga ana e përdoruesit në përmbajtjen e kësaj faqeje apo me të cilët kjo faqe ka krijuar linqe.

Linqet

Linqet në këtë faqe gjenden aty për të ofruar shërbimin informativ. Ato nuk janë në kontrollin tonë ndaj dhe ne nuk mund të mbahemi përgjegjës për përmbajtjen që mund të vendoset në to nga palë të tjera.

Juridiksioni

Kjo faqe u dizenjua në përputhje me ligjet shqiptare dhe kushtet e përdorimit gjithashtu janë sipas neneve të përcaktuara në lidhje me to. Çdo mosmarrëveshje që mund të lindë si pasojë e përdorimit të saj do të zgjidhet sipas vendimeve të gjykatave të Shqipërisë.

 

Play Our Song