U zhvillua në datën 12 tetor në ambientet e kolegjit “Turgut Ozal” testi përzgjedhës i
Olimpiadës COGITO, për klasat 6-9, në lëndët: Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.
Në provim morën pjesë 200 nxënës, nga të cilët do të përzgjidhen 6 nxënës për çdo paralel, në
secilën prej lëndëve. Këta nxënës, të cilët do të përfaqësojnë shkollën tonë në provimin final në
datën 15 Maj 2020, do të punojnë përgjatë vitit shkollor me mësuesit përkatës të lëndës, që të
bëjnë të mundur arritjen e rezultateve të larta në provimin përfundimtar.
Në fazën finale të Cogito-s, nxënësit do të testohen për dijet që do të marrin gjatë vitit dhe do
të vlerësohen me medalje e certifikata.
Falenderojmë të gjithë mësuesit që ndihmuan në organizimin e kësaj faze përzgjedhëse dhe u
urojmë shumë suksese e medalje nxënësve tanë.
Punoi: Imelda Prençe