Me trokitjen e Tetorit, Muajit të Artit dhe Letërsisë, në shkollën tonë fillon një maratonë aktivitetesh e konkursesh. Konkurset e Fjalës Artistike, Kompozicionit, Këngës dhe Artit figurativ, janë nga veprimtaritë më të dashura për nxënësit.

Çdo vit që kalon, nxënësit ngjitin nga një shkallë, e çdo shkallë shoqërohet nga arritje e kënaqësi. Nxënës të grup-moshave të ndryshme përmes projekteve e konkurseve, punuan fort mbi vlerësimin e pasurisë shpirtërore shqiptare,  të vjetër e të re, që gjithmonë mbetet e paçmueshme. Kjo është ajo çka letërsia artistike ka si qëllim të arrijë: t’ju bëjë të hyni edhe në mendjet e atyre njerëzve që nuk do të kishit kurrë rastin t’i takonit. Ambientet e brendshme të shkollës u veshën me një petk të stolisur me plot ide e ngjyra, të gjitha në harmoni, si shfaqje e kreativitetit artistik përgjatë historisë. Letërsia kultivon, thekson shpirtin, ajo identifikon vlerat, zbardh fakte, vë në dritë fenomene, ndaj dhe nxënësit tanë nxiten gjithmonë për të nxjerrë ide të reja krijuese në çdo fushë të artit dhe letërsisë.

Dija kurrë nuk është e tepruar, sepse pasuria mendore dhe madhështia shpirtërore e bëjnë njeriun të lumtur. Prandaj kjo traditë do të vazhdojë e do të pasurohet ndër breza në shkollën tonë.

Përgatiti: Enkelejda Velo

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *