“Të duash, do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe!”

                                                                                                           NËNË TEREZA

Një nga nismat e fundit të ndërmarra nga Klubi Shpresa është Thirrja për ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet.” Kësaj thirrjeje i janë përgjigjur me shumë devotshmëri të gjithë nxënësit e shkollës sonë, duke sjellë ushqime dhe batanije, të cilat do t’u shpërndahen këtyre familjeve nga përfaqësuesit e Klubit Shpresa. Falenderojmë nxënësit tanë dhe prindërit e tyre për bamirësinë, humanizmin dhe përkrahjen që tregojnë gjithmonë ndaj njerëzve në nevojë!

 

Punoi: Imelda PRENҪE

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *