Një nga projektet më të bukura e origjinale që shkolla jonë ka planifikuar gjatë këtij viti shkollor, është botimi i një libri, i cili do të reflektojë jo vetëm fantazinë, por edhe kreativitetin e nxënësve dhe titullohet “Tirana në fantazinë e fëmijëve”.  Nxënësit do ta mbushin këtë libër fletë për fletë me krijimet e tyre. Vizatimet do të shpalosin mes ngjyrash, dëshirën se si ata e duan qytetin e tyre përmes imagjinatës  fëminore, e cila me një të lëvizur të lapsit bën mrekullira. Ky libër është një mundësi shumë e mirë për të pasqyruar idetë e nxënësve në lidhje me të ardhmen e qytetit të tyre, si edhe për të shpalosur talentet e shkollës sonë. Kjo është një mënyrë për t’u treguar të rriturve ëndrrat e tyre për një Tiranë më të mirë, më të zhvilluar, më të bukur e plot ngjyra.

Punoi: Megan Duraj

Udhëhoqi: Imelda Prençe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *