Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

Fillojnë Fjalimet Në TOC Talks

Date: December 10, 2015 Author: Erjon Saliasi Categories: Lajme, Lajme kryesore

Nga Zenel Vogli

TOC Talks është nismë e kolegjit turk “Turgut Özal” për të nxitur nxënësit e tij të shprehin mendimin e tyre në lidhje me një temë që ata e shohin si të rëndësishme. Nxënësit e të gjithë klasave mund të marrin pjesë dhe të sjellin argumentet e tyre para dëgjuesve. Gjëja më interesante është se nxënësit mund ta zgjedhin vetë se kush do të jetë publiku i tyre. Këta mund të jenë shokët e shoqet e klasës, bashkëmoshatarë nga klasat e tjera si dhe më të mëdhenj në moshë se ta. Madje nxënësit mund të zgjedhin që të trajtojnë një temë edhe përpara stafit drejtues të shkollës ose vetë prindërve të tyre. Nxënëset Zhaklinë Vejzaj dhe Lea Vakjari, kanë folur këtë javë përpara klasës së gjashtë B. Zhaklina foli rreth temës “Stop Bullying”, kurse Lea kishte si temë “Autizmin”.

Fjalimet u kurorëzuan me duartrokitje! “Ky është  vetëm fillimi”- është shprehur nëndrejtori Mehmet Oktar i cili është dhe përgjegjësi për Klubin TOC Talks .

Priten fjalime të tjera përgjatë këtij muaji dhe në vazhdim ku do të marrin pjesë nxënës nga klasat e 6 deri në të 9. Mbetet vetëm të presim e të surprizohemi nga klubi i oratorëve të së ardhmes!

 

Play Our Song