Klubi Shpresa edhe këtë vit, duke iu bashkuar nismës së fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, për të ndihmuar dhe promovuar vlerat humanitare dhe për të qenë pranë familjeve në nevojë, po vijon aktivitetin me temë: “Ndihmojmë një familje në nevojë”. Aktiviteti po zhvillohet me mbështetje të Drejtorisë së shkollës dhe mësuesve kujdestarë. Familjet që ndihmohen, përzgjidhen nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”. Për realizimin e kësaj iniciative nxënësit kontribuojnë me ushqime dhe veshmbathje, të cilat ata vetë i çojnë pranë këtyre familjeve, duke sjellë në këtë mënyrë një buzëqeshje në fytyrat e këtyre njerëzve.

Në vijim të kësaj nisme nxënësit e klasës së 9G, këtë vit shkuan përsëri në familjen që ndihmuan vitin e kaluar, por gjithashtu ndihmuan edhe një familje tjetër në nevojë.

Po kështu edhe nxënësit e klasës së 9D, morën iniciativën të ndihmonin dy familje në nevojë në zonën e Kombinatit. Si filllim, ata mblodhën një sasi të caktuar parash. Me këto para ata siguruan ndihma ushqimore për këto familje.

Ky është viti i dytë që nxënësit organizojnë me klasat e tyre këto aktivitete bamirëse në ndihmë të njerëzve në nevojë. Kjo nismë do të ndiqet edhe nga klasat e tjera, si një traditë që vazhdon.

Bashkë mund dhe do t’ia dalim.”, kjo është ajo çfarë është dashur të përcillet prej nesh dhe padyshim prej fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

Përgatiti: Imelda PRENҪE

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *