Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

Udhëtim nëpër Evropë

Date: April 11, 2016 Author: erjona saqe Categories: Lajme, Lajme kryesore

Udhëtimet, përveç argëtimit dhe shplodhjes, të japin mundësinë të njihesh nga afër me vende të tjera, me të tjera gjuhë, me njerëz të ndryshëm, si dhe të zgjerojnë dijet dhe kulturën e përgjithshme. Këtë herë udhëtimi i nxënësve të klasave 4, 5, 6 përfshiu tre kryeqytete të Evropës: Vjenë, Pragë dhe Budapest. Në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nën kujdesin e mësuesve dhe nëndrejtorëve të paraleleve përkatëse, nxënësit kaluan një aventurë mjaft të bukur 5 ditore, e cila nisi me kryeqytetin e bukur të Austrisë, Vjenën, ku nxënësit patën rastin të shikonin nga afër pikat më të njohura të saj si: Parkun e Qytetit, Operën Shtetërore, Muzeumin e Arteve të Bukura dhe Muzeumin e Historisë Natyrore, Hofburgun (rezidenca dimërore e Habsburgëve), Rrugën Tregtare (Kärtner Strasse), Katedralen e Stefanit, shtëpinë ku ka jetuar Mozarti, etj. Aventura vazhdoi me Pragën, ku nxënësit u takuan edhe me Këshilltarin e Ambasadës shqiptare në Çeki, z. Lulzim Çota së bashku me sekretarin e ambasadës, të cilët i shoqëruan nxënësit kudo nëpër Pragë, në shëtitjen me anije në lumin Vltava, te Ura e Karlit, te qyteti i vjetër (Old Town) ku panë edhe Orën Astrologjike etj. Po aq i bukur e me suprpriza vazhdoi udhëtimi edhe nëpër Budapest, ku nxënësit vizituan Ndërtesën e Parlamentit, Kështjellën në Buda, ish-Pallatin Mbretëror, Bastionin e Peshkatarit etj. Me rikthimin në Vjenë nxënësit u njohën edhe më shumë me këtë qytet dhe përfunduan aventurën e tyre me shëtitjet dhe fotot te Akuariumi i Vienës dhe Kopshti Zoologjik i saj.

 

 

Play Our Song