Destinacioni i vizituar më së fundmi nga klasat e katërta dhe të pesta të shkollë sonë, ishte Gjermania. Ky udhëtim i paharrueshëm filloi më 4 prill, me nisjen nga aeroporti “Nënë Tereza”. Fëmijët vizituan qytete të ndryshme të Gjermanisë, si Frankfurtin, Offenburgun dhe Fussen, por pa harruar edhe vizitën e shkurtër në qytetit e Zurich-ut, në Zvicër. Nxënësit u akomoduan në hotelin “Mercur”. Argëtimi ishte një pjesë e pandarë e këtij udhëtimi. Nxënësit patën mundësi të vizitonin bastionin Bavarez, Kolben Chair Lift dhe Alpine Coaster, ku ata krijuan kujtime të mrekullueshme nën shoqërinë e ajrit të pastër. Më pas, vizita vazhdoi në Neuschëanstein Castle. Fëmijët, përveçse u argëtuan pa masë, u njohën edhe me historikun e kësaj kështjelle të lashtë e të rëndësishme. Nuk mund të harrojmë një tjetër destinacion emocionues për fëmijët, siç ishte Europa – Park dhe veçanërisht treni i argëtimit “Silver Star”. Edhe një lartësi drithëruese prej 73 metrash nuk i frikësoi nxënësit tanë, edhe pse vetëm të klasave të katërta dhe të pesta. Udhëtimi përfundoi duke lënë pas kujtime shumë të bukura!

Pëgatiti: Rebeka Sharko

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *