“Librat të japin krahë për të fluturuar dhe për të parë vende, për të njohur kultura të ndryshme e për të shkuar në kohëra, ku nuk mund të shkosh përveҫ se përmes leximit…”

Leximi i librit jashtëshkollor është një traditë e bukur prej shumë vitesh në kolegjin “Turgut Özal”. Momentet e orës së leximit të librave, janë ato që nisin ditën e nxënësve tanë dhe kjo është mënyra më e mirë për ta nisur ҫdo ditë.

Librat që lexohen në këtë orar janë kryesisht tituj të autorëve klasikë, të sjellë të përshtatur për fëmijë, por edhe libra që nxënësit i përzgjedhin vetë.

Pjesë e kësaj tradite është tashmë dhe biblioteka online “myOn”, e cila ka zgjeruar gamën e titujve që nxënësit tanë mund të lexojnë dhe është një hapësirë më shumë për të rritur dëshirën për të lexuar.

Shpresojmë që kjo traditë të vazhdojë duke u pasururar dhe me nismat e ndryshme, të cilat sjellin pranë nxënësve librin artistik me vlerat e tij.

Përgatiti: Imelda Prençe