Klasa e 6D dhe e 6C vizituan së fundmi  institucionin e Këshillit Bashkiak. Nxënësit u takuan me Kryetarin e Këshillit Bashkiak, Z. Aldrin Dalipi, i cili pasi i mirëpriti në ambientet e këshillit, u dha fëmijëve një informacion të përgjithshëm për mënyrën se si funksionon bashkia dhe se si merren vendimet zyrtare.

Të gjithë nxënësit treguan një interes të madh gjatë vizitës dhe ishin të mbushur me kureshtje për të mësuar sa më shumë. Atyre iu dha dhe mundësia për të bërë rolin e këshilltarëve, ku arritën të jepnin propozime se si mund ta bëjnë qytetin e tyre, Tiranën, një vend më të mirë. Falë kësaj eksperience, fëmijët arritën të mësonin shumë gjëra të reja dhe gjithashtu të ndanin opinionet e tyre me Z.Dalipi dhe me njëri-tjetrin.

Pasi përfunduan vizitën e tyre në Këshillin Bashkiak, dy klasat u drejtuan për tek qendra tregtare “Toptani”,  për ta kaluar sa më këndshëm pushimin e drekës.

Punoi: Nikol Dalipi

Drejtoi: Elda Rrustemi