Postimet kryesore

  • Turgut Ozal Social Media

VIZITË NE AKADEMINË E POLICISË

Date: February 10, 2016 Author: Zenel Vogli Categories: Postimet kryesore

Më 9 Shkurt nxënësit e klasës 6G kanë vizituar Akademinë e Policisë. Nxënësit, të shoqëruar nga nëndrejtori dhe mësuesja kujdestare, u pritën nga kreu i Akademisë z.Bilbil Memaj.  Ata morën përgjigje për pyetjet e tyre të ndryshme drejtuar z.Memaj.

 

Pas takimit me z. Memaj,  oficer Ajdin Borja, i cili ishte edhe organizatori i kësaj vizite, i shoqëroi fëmijët në të gjithë akademinë dhe u tregoi  muzeun  e policisë, palestrën  dhe ambiente të tjera sportive. Një pjesë tjetër interesante e akademisë ishte edhe poligoni, vendi ku bëhet qitja, ku nxënësve iu shpjegua sesi funksiononte një seancë stërvitore.

 

Pavarësisht se dëshira për t’u bërë polic nuk është primare tek brezi i sotëm, nxënësit pas kësaj vizite krijuan një përfytyrim tjetër për figurën e policit.

 

Respekt e mirënjohje për ju që e mbrojtët jetën me jetë

 

Play Our Song