VIZITË NË BASHKINË E TIRANËS DHE KULLËN E SAHATIT

VIZITË NË BASHKINË E TIRANËS DHE KULLËN E SAHATIT

Një aktivitet me shumë vlera, i cili synonte edukimin dhe njohjen me monumentet kulturore të qytetit tonë, ishte aktiviteti i nxënësve të klasës së 8E, i organizuar nën kujdesin e Kryetarit të Qarkut  Tiranë, Z. Aldrin Dalipi.

Të shoqëruar nga punonjësit e trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Tiranës, nxënësit dëgjuan me vëmendje historinë e Tyrbes së Kapllan Pashës, ndërtuar në fillim të shekullit XIX dhe që është Monument Kulture. Më pas nxënësit u njohën edhe me historinë ndërtimit të Kullës së Sahatit dhe u ngjitën në ballkonin e saj për të kundruar nga lart pamjen mahnitëse të qytetit.

Nxënësit vizituan edhe ambientet e brendshme të Bashkisë së Tiranës. Të entuziazmuar u ngjitën në verandën e bashkisë, e cila quhet ndryshe Tarraca e Gjelbër. Aty u pritën nga Z. Aldrin Dalipi dhe Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës  Z. Abaz Hado, i cili u foli nxënësve për punimet që po bëheshin në Sheshin Skënderbej dhe veҫoritë arkitekturore që do të ketë ky shesh.

Nga kënaqësitë më të mëdha për nxënësit, ishin fotot e shumta të shkrepura me pamje të qytetit nga lart.

Falenderojmë organizatorët për mundësimin e këtij aktiviteti sa edukativ, aq edhe zbavitës.

Përgatiti: Enisa Dalipi

Udhëhoqi: Imelda Prenҫe