Vizitë në Cirk

Vizitë në Cirk

Një tjetër aktivitet mjaft interesant është organizuar me nxënësit e klasave 1, 2, 3 duke i çuar ata në cirkun e famshëm Bellucci i ardhur këtë muaj në Tiranë.

Të shoqëruar nga mësuesit dhe nëndrejtorët përkatës, vogëlushët shkuan të shihnin nga afër disa performanca, ku ato që mbetën më gjatë në mendjen e tyre ishin: zbutësi i tigrave, zbutësi i qenëve, rrota e vdekjes, njeriu plumb, numra të ndryshëm me papagaj dhe gjarpërinj, numrat e shpejtësisë dhe numrat e lartësive.

Megjithëse disa prej nxënësve po e shihnin shfaqjen e këtij cirku për të disatën herë, përsëri gëzimi, kureshtja, “frika” dhe habia, përzier së bashku, i mbajtën nxënësit të mbërthyer dhe plot entuziazëm gjatë gjithë shfaqjes.

 

Fatbardha Gjura

Mësuese