Nxënësit e klasës së 2C vizituan fermën e dietologes së njohur Blerina Bombaj Troci. E realizuar në mes ajrit të pastër dhe tokës prodhimtare të fshatit Domje, kjo fermë ofron larmishmëri të të mbjellave tipike shqiptare. Fëmijët u futën nëpër serra, për të parë ndoshta për herë të parë një hapësirë kaq të bollshme plot perime dhe erëza si: llojet e ndryshme të lakrave, domatet, sallatën jeshile, spinaqin, karotat, borzilokun etj. Më vonë radhën e kishin lojërat. Djemtë u bënë pjesë e një loje futbolli, ndërsa vajzat ndërtuan një minishtëpi me tulla dhe dërrasa. Pas argëtimit, fëmijët shijuan ushqimet e shijshme dhe organike që ofroheshin nga e zonja e shtëpisë. Nxënësit i pëlqyen shumë të gjitha gatimet, që nga sallatat e deri tek pula e pjekur  dhe pudingu  me krem karamel. Ata u larguan mjaft të kënaqur që kaluan një paradite mbresëlënëse në shoqërinë e Blerinës dhe fermës së saj mikpritëse.

Punoi: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *