Në kuadër të veprimtarive të ndryshme të shkollës, nxënësit e klasave të para realizuan një ditë mësimore zbavitëse në një nga mjediset më të preferuara prej tyre, në kinema.

Të drejtuar nga mësueset kujdestare, nxënësit fillimisht u njohën me rregullat dhe sjelljet që duhet të respektojë secili prej tyre në mjedisin e kinemasë, të cilat u ndoqën me përpikmëri gjatë gjithë filmit.

Filmi i pëzgjedhur për t’u ndjekur në mjediset e Cineplex ishte një nga filmat më të parapëlqyer nga fëmijët, si dhe më i ndjekuri prej tyre, “The Grinch”. Vizita e nxënësve të klasave të I-ra në kinemanë e Teg-ut, u shoqërua me argëtim dhe zbavitje pafund. Fëmijët realizuan foto të ndryshme me njëri-tjetrin, ku nuk mungoi entuziazmi dhe gëzimi i shprehur në sytë e tyre.

Aktivitete të tilla edukuese e zbavitëse do t’i shoqërojnë nxënësit tanë gjatë gjithë vitit shkollor, për t’iu ofruar atyre krahas programit mësimor edhe momente relaksuese e zbavitëse.

Përgatiti: Ardiana Sallaku

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *