Vizite ne Kalane e Krujes

Vizite ne Kalane e Krujes

Muaji Nëntor është jo vetëm Muaji i festave të mëdha, por edhe muaji, në të cilin në shkollën tonë fillon Java e Historisë dhe Gjeografisë. Në kuadër të këtij muaji nxënësit e klasave të 7-ta së bashku me mësuesit dhe nëndrejtorin përkatës zhvilluan një ekskursion në Qytetin Historik të Krujës.

Nxënësit  vizituan Muzeun Historik të Krujës duke u njohur aty më nga afër me historinë e lavdishme të popullit tonë. Më pas shëtitja vijoi në pazarin karakteristik të qytetit, i cili mbart shumë tradita të përcjella brez pas brezi. Punimet artizanale dhe suvenirët karakteristike krutane tërhoqën vëmendjen dhe kuriozitetin e nxënësve, duke u bërë kështu pjesë e bukurisë së kësaj shëtitjeje.

Me zërat gazmorë, nxënësit tanë ia shtuan gjallërinë rrugicave që mbartin historinë. Por kënaqësia nuk mbaroi me kaq. Pas historisë argëtimi vazhdoi në një restorant tradicional të zonës dhe më pas një film në kinemanë 7D dhe patinazh.

Kjo po që ishte ditë e paharrueshme…

 

 

[mls_gallery id=”2769″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]