Zyrat e reja të ministrisë së kulturës u kthyen në klasë për nxënësit e kolegjit “Turgut Ӧzal” gjatë një vizite në kuadër të programit të lëndës së vendlindjes.

Me ftesë të ministrisë, nxënësit e kolegjit, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm të Kolegjeve Turke, Drejtori i Shkollës 9-vjeçare “Turgut Ozal” si dhe mësues e përfaqësues të tjerë nga shkolla kaluan momente emocionuese në mjediset e restauruara të Ministrisë së Kulturës, dikur ”Kinostudioja Shqipëria e Re,” së bashku me Ministren e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro dhe punonjës të tjerë atje.

Nxënësit i dhuruan ministres një libër me poezitë e tyre, botuar me rastin e 8 Marsit, titulluar “Nëna Engjëlli mbrojtës”. Kjo dhuratë përkoi me një moment të rëndësishëm në fushën e letërsisë dhe u cilësua nga ministrja si dhurata më e bukur në prag të “Ditës së poezisë”, 21 Marsit. Nxënësit e përshëndetën zonjën Kumbaro, si dhe stafin drejtues, me poezi, interpretim në piano, këngë dhe pjesë teatrale.

Kjo vizitë shërbeu si një urë lidhëse midis kolegjeve turke dhe Ministrisë së Kulturës.

 

[mls_gallery id=”1776″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *